3
Buba pastaj vazhdonte :
« Tani po e urdhėroj tė thotė kėshtu : njeri-djall, thuaj : nuk i dua njerėzit ! »
« Nuk i dua njerėzit ! » — dėgjoheshin fjalėt me zė njeriu, nė fund tė cilave vėshtirė dallohej njė tingull djallėzor i zvarritur.
« Ah, posikur tė ishte i zėnė Shartek-Djalli ! » — mendoi Adriani, dhe shtypi sustėn e tretė. Gjėmimet e njė femre, herė mė tė thekshme herė mė tė ulėta, rrėqethėn dukshėm trupin e tij. Duke mos dashur t'i dėgjonte mė gjatė u nis tė zinte vend ku ishte mė parė, por sakaq pranė derės sytė ia zunė gruan qė i bėri pritje, e cila nė duar mbante njė aparat tė ndezur me grykė tė madhe qė i ngjante ca njė pushke tė shkurtė automatike me dy dorėza e me dy ngarkues tė hekurt nė formė bomboleje.
— Krejt ėshtė nė rregull ! — tha me zė tė ngritur ajo duke u larguar nga fundi i korridorit, drejt shkallėve.
Adriani kuptoi se ato fjalė ia drejtoi njeriut qė ishte nė pjesėn e afėrme. Qetazi u afrua deri te dera tė dėgjonte njė tė folur tė ulėt matanė qė pėrzihej me zhurmėn e njė aparati. Kur papritmas vuri vesh burrin i cili prapė nisi tė epte urdhra me njė zė tė thekshėm qė ēdoherė i rritej, pak u tremb por nuk luajti vendit. Menjėherė mė pas, ajo zhurmė u rrit prej piskatjeve rrėqethėse tė njė burri tjetėr. Kur njė djall filloi tė lėshonte bėrtitje tmerri qė mundte gjithė zėrat tjerė, dera e dhomės sė afėrme u hap. Adriani nisi tė zmbrapsej me tė shpejtė drejt vendit ku rrinte ulur, por thembra iu kap nė skajin e tepihut, dhe duke u munduar qė me duar ta amortizonte rrėzuarjen lėshoi aparatin, i cili me njė zhurmė ende mė tė madhe e me njė flakė tė kaltėr nga ērregullimi iu puthit njė mbajtėsi gazetash ca mė tej. Vetėm kur vėreu dyshemenė nga lartėsia afėr plafonit, arriti tė kuptonte e tė shihte se gjendej nėn kthetrat e njė djalli me fizionomi tmerruese, qė kishte fare pak hije sipri. Ajo krijesė duke lėshuar bėrtitje tė rrėqethshme, me njė mori tentakulesh qė i dolėn nga fundi i skajeve tė gjymtyrėve filloi ta shtrėngonte e ta ngrehte mė afėr dhėmbėve tė pėrgjakur. Nė momentin kur deshi ta kafshonte ai i trishtuar arriti tė pėrkulej e t’i lėshohej ca mė poshtė. Djalli atėherė me gojėn e hapur tej mase nisi tė orvatej mė ashpėr qė tė fuste diē tė tijėn ndėr dhėmbė, por kur vuri re qirinjtė e ndezur sakaq nisi tė lėvizte me kujdes drejt qoshit tė afėrm duke shikuar me sy tė ēakėrritur sa andej-kėndej. Ende pa e prekur murin, vringthi u kthy nga dera kur ndjeu zėrin e njė burri pesėdhjetėvjeēar, me trup tė mesėm, i cili fare i frikėsuar nga ajo qė shihte, menjėherė iu afrua duke u munduar ta prekte me flakėn e njė aparati tė madh qė i ngjante atij tė gruas. Djalli aty pėr aty me bėrtitje e turre kėrcėnuese u orvat t’i kalonte anėve drejt derės. Meqė nuk ia doli u zmbraps deri nė fund tė pjesės dhe nisi t’i ikte sa nė njė anė nė tjetrėn. Nganjėherė, kur nuk e kishte flakėn afėr, ndalej dhe koncentrohej duke dashur tė futej nė mur, por nuk kishte fuqi e as hije tė mjaftueshme tė shpėtonte mė shumė se njė pjesė tė kokės dhe shpinės. Adriani me dorėn e djathtė, qė i mbeti pak mė e lirė, me gjithė forcėn mundohej tė lirohej nga shtrėngimi qė i bėhej nė fyt, ngaqė arrinte tė ngopej me ajėr vetėm nė momentin kur ai ndalej e mundohej tė zhdukej pėrmes murit. Burri sapo vėreu se atij gjendja i keqėsohej gjithnjė, u ndal tė sulmonte. I dridhur nisi t'i flasė :
— Zotėri, jam Buba. Mė falni, ėshtė gabimi im qė nuk urdhėrova tė mbyllet kjo derė, por... Zotėri... tashmė ndodhi kjo. Ju lus tė mos dorėzoheni ! Mė dėgjoni ?! A jeni duke mė dėgjuar ?!
Adriani arriti t'i pėrgjigjej me ca tundje koke nė shenjė pohimi.
— Mirė. Pra, tash i mbyllni sytė, dhe mos gaboni t’i hapni para se tė ju them !
Buba sapo vėreu se ai bėri atė qė i kėrkoi, nga tentakulet qė e zinin nė fyt drejtoi njė gyp tė gjatė qė kapej me zorrė nė njė shishe plastike tė pajisur me pompė, dhe fare kujdesshėm nisi t’u hidhte sipri pluhur tė verdhė, pikėrisht aso ēfarė kishte pėrdorur Banguri atė ditė nė pyll. Djalli, nga dhembjet e padurueshme qė i