59.jpg
« Qėmoti s'kam qenė nė kėtė Gros-de-Vaud. S'mė vihet dot kėndej ! Gjithnjė mė duket i ftohtė ky regjion ! » — mendoi Adriani duke iu afruar njė shtėpie tė vjetėr.
Nuk e pati tė nevojshme t’i binte ziles mė shumė se njė herė. Nga pėrbrenda, njė zė i lartė femre u dėgjua :
— Ja. Erdha, erdha !
Pak kohė mė pas nė derė tė hyrjes u duk njė grua me moshė mesatare, goxha e trashė, qė nė theksimin e frėngjishtes ngjante tė ishte zvicerane nga regjioni alemanik. Pas pėrshėndetjes, menjėherė i bėri shenjė Adrianit qė t’i shkonte prapa dhe e nxituar e shpuri nė katin e nėndheshėm, nė sallė tė pritjes. Ai vuri re mirė se, nė hyrje, nėpėr rrethojat e shkallėve, nė muret e korridorit, e gjithashtu nė atė pjesė ku priste, nė ēdo dy-tri metra kishte shandanė tė fiksuar qė mbanin qirinj tė ndezur. Nė mendje i shkoi ta shuante aparatin, por kur mendoi se pėr gruan ajo ishte gjė normale e ndoshta edhe domosdoshmėri, vendosi ta linte tė flakėronte. Nga aty, meqė dera mbeti hapur, iu vu dėgjimit tė fjalėve qė shpreheshin urdhėrueshėm me njė zė tė trashė burri, e qė bėnin pėrshtypjen se vinin nga njė pjesė e afėrt, por pas pak kohe ato u ulėn aq shumė saqė mė zhurmėmadh i dukej aparati i tij. Atėherė me interesim filloi t'i shikonte gjėsendet qė e rrethonin. Salla ishte e pajisur me mobile tė vjetra dru-arre. Nė mes tė murit pėrballė, njė vizatim paraqiste trupin e njė njeriu tė cullakosur qė pamėshirshėm pėrgjakej nėn kthetrat e nėntė djajve pa hije, me pėrbėrje tė ndryshme ; ēdonjėri
wp5533b116.gif
wp5533b116.gif
Kapitulli XXVIII

©  1999 - 2008

Tė drejtat e rezervuara

All rights reserved