Ditė vere ishte ajo kur unė si blegtor i pėrkushtuar doja t'i kullosja delet pėrderisa t'u bėhej barku daulle e t'u dilte mbi kurriz. M'u desh tė kaloja kodra tė njėpasnjėshme pėr tė arritur nė Lugun e Lerthave. Aty, mes pyllit me kaēuba jo shumė tė ngritura, nė logjet me bari tė njomė, kishte kullosa shumė. Kur delet u ngopėn mirė e mirė e u vinte krupė, njė nga njė u futėn nėn hijen e njė molleje tė egėr. Unė e shpinova njė shkurre. Fillova tė kundroj me ėndje: ca lėndina tė gjera e tė preshta, ca lugje tė freskėta me qasa tė rralla si ato, ca pėrrenj qė fillonin prej disa krojeve tė akullta, dhe njė tufė delesh duke mrizuar tutje. Tė gjitha kėto pėrbėnin njė gjysmėkornizė stolisėse tė fshatit qė kisha pėrballė. Pak mė zgjati ajo soditje. Blegėrima e njė deleje qė mezi dėgjohej nga luginat e mėposhtme mė shtyri tė ngrihesha kėmbė. Numėrova delet njė nga njė. Dy tri herė i numėrova, mirėpo mangut e kisha njė. Grivit - qenit tim - i thashė : « Ti rri kėtu dhe ruaje kopenė ! »
Nxitimthi u nisa andej nga vinte zėri i asaj deleje, dhe pas njė vrapimi tė pandėrprerė i rraskapitur arrita t’i afrohem nė njėqind metra. Unė vrapo pas saj, ajo ik prej meje ; unė vrapo, ajo vrapo ; dhe ashtu bėmė deri te grigja jote, qė ishte goxha larg deleve tė mia. U afrova disi i druajtur dhe kėrkova qė ta nxirrja delen nga tufa qė tė mrizonte. Ti nuk mė mundove fare. E zure vet dhe paksa me mund ma afrove pranė. Bashkė me tė fillova njė ecje tejet tė ngathėt. Asaj kėmbėt thuaja nuk i lėviznin aspak. E tėrhoqa ca, por ashtu nuk do tė arrija dot as pėr dy orė tek tufa ime. Pezmi mė shtohej. E provova edhe njėherė, edhe dy..., megjithatė kot. Ajo me kėmbė tė