“TOTAL HORROR” - ROMANI I PARĖ SHQIPTAR I TMERRIT
ĒORAPA E MBATHUR SĖ PRAPTHI DHE BALLAFAQIMI ME DJAJT
Ndonėse i pari nė letėrsinė shqipe dhe i pari i shkruar prej kėtij autori, romani i Xhemajl Sadriut ka tė gjitha vetitė qė i pėrshkruhen kėtij lloji nė teoritė e letėrsisė: nė 318 faqet e tij, tė cilat pothuaj se lexohen me njė frymė, ai tė mban nė frikė e tmerr, kurse ngjarja ėshtė pėrplot kthesa enigmatike qė tė bėjnė tė mos ndalesh deri nė fund...
Shkruan : Dush Gashi
Tashmė sigurisht se nėpėr gazeta ditore e keni lexuar lajmin se njė kosovar (me qėndrim nė Zvicėr) ka shkruar romanin e parė shqiptar tė tmerrit. Dhe, sigurisht se keni menduar se si i pari i kėtij lloji nė letėrsinė tonė, dhe si i pari i shkruar prej kėtij autori, do tė jetė njė sprovė pėr tė bėrė njė libėr sa pėr tė thėnė, e tė cilin, me gjithė ato faqe, s’ia vlen koha e humbur pėr ta lexuar. E kuptuat se dua tė them se ėshtė mu e kundėrta. I botuar gati 210 vjet pas romanit tė parė tė tmerrit (“Fshehtėsitė e Udolfit” tė En Radcliffe), e kur ky lloj romani, por edhe letėrsia nė pėrgjithėsi, pothuaj se e ka humbur luftėn me filmin, sidomos nė kėtė zhanėr, romani i Xhemajl Sadriut duket se edhe njė herė don tė sfidojė “artin e shtatė”. Dhe, mund tė them se romani i tij ka tė gjitha vetitė qė i pėrshkruhen kėtij lloji nė teoritė e letėrisė: nė 318 faqet e tij, tė cilat pothuaj se lexohen me njė frymė, ai tė mban nė frikė e tmerr, kurse ngjarja ėshtė pėrplot kthesa enigmatike qė tė bėjnė tė mos ndalesh deri nė fund. Kapitujt e parė tė tij tashmė edhe janė pėrkthyer nė gjuhėn frenge, dhe nuk ėshtė fare ēudi qė ai do tė shohė dritėn i botuar edhe prej njė shtėpie botuese franceze...
QETĖSIA SI KONTRAST
Sipas njė rregulli tė pashkruar tė zhanrit horror, edhe romani i Sadriut fillon me njė qetėsi, e cila nevojitet pėr kontrast, nė mėnyrė qė ngjarjet qė pasojnė, tė duken edhe mė tė frikshme. Adriani, personazhi kryesor, pasi mbrėmjen e mėparshme kishte kremtuar ditėlindjen me shokė, zgjohet i gėzuar se ishte njė ditė me diell, sepse i donte ditėt me diell, dhe e pranon ftesėn e gjyshes pėr drekė nė njė restorant afėr njė liqeni tė vogėl mes njė pylli, ku ai kishte kaluar shumė kohė nė fėmijėri. Nė tė vėrtetė, Adriani, edhe kėto momente ndjente njė ligėshti, por ai, e as lexuesi, ende nuk e parandien